Çertifikohen snajperistët e FSK-së dhe Policisë së Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, në poligonin e Policisë së Kosovës është mbajt ceremonia e certifikimit të përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës me rastin e përfundimit të suksesshëm të trajnimit për snajperë.

Në ceremoninë përkatëse, të pranishëm ishin komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, të cilët ndanë certifikatat për personelin e trajnuar. Me këtë rast, gjeneral Rama dhe drejtori Mehmeti vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mes dy institucioneve dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës bashkëpunimin e tyre po e realizojnë me aktivitete konkrete dhe me angazhime e trajnime të përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike. Tashmë FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të Policisë së Kosovës edhe në këtë fushë shumë të rëndësishme operacionale.

Read Previous

Si do të vazhdojë privatizimi pas shuarjes së AKP-së?

Read Next

​Kërcënohen inspektorët në Suharekë