Arrestohet mësuesi nga Malisheva, rrahu nxënësin gjatë orës së mësimit

Gjatë ditës së djeshme në Malishevë është arrestuar mësimdhënësi që ka keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.
Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“KEQTRAJTIM GJATË USHTRIMIT TË DETYRËS ZYRTARE 
Malishevë, 02.06.2021-11:30.  Me 03.06.2021  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Read Previous

Kuvendi nuk e miraton rezolutën e AAK-së për faljen e borxheve gjatë pandemisë

Read Next

​Shkarkohet kryeshefi i “Infrakos”, reagon Nikqi