SHBA, plan global për shpërndarjen e vaksinave

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se në dy javët e ardhshme po planifikojnë të shpërndajnë 80 milionë doza vaksinash Covid-19 në rang global. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken.

Gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Kosta Rikës, Carlos Alvarado, Blinken ka nënvizuar faktin se administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden do të përqendrohet  në një shpërndarje të drejtë të vaksinave.

“Ne do të shpallim procesin me të cilin do të shpërndajmë vaksinat, cilat janë kriteret dhe si do ta bëjmë atë”, tha ai gjatë udhëtimit të tij të parë si Sekretar i Shtetit në Amerikën Latine, e cila po lufton për të mbajtur nën kontroll Covid-19.

Më herët Biden është shprehur se administrata e tij do të dërgojë të paktën 80 milionë doza të vaksinave për vendet e tjera. Ai është zotuar se SHBA së shpejti do të jetë një “arsenal” i furnizimit global. Alvarado i Kosta Rikës theksoi se vendi i tij shpreson për një shpërndarje sa më të shpejtë të vaksinave./KlanNews.

Read Previous

Kujdes për fëmijët dhe birra falas në SHBA

Read Next

Shtetet e BE mund të hyjnë në borxhe pa kufi edhe për 2022