61 nxënës të komunës së Gjakovës kanë braktisur shkollën

Nga 61 nxënës sa kanë braktisur shkollimin në vitin shkollor 2020-2021 në komunën e Gjakovës, 39 prej tyre janë kthyer në bankat shkollore, kjo falë punës dhe angazhimit të ekipeve punuese për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes që funksionojnë në kuadrë të shkollave  në këtë komunë.

Janë disa institucione të cilat ballafaqohen me fenomenin e braktisjes së shkollës, e njëra ndër to është edhe SHMU-Mustafa Bakija”.

Për të parandaluar këtë fenomen shqetësues, ekipet vazhdimisht punojnë në teren për të krijuara mundësi sa më të mira të bashkëpunimit mes prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve.

Edhe qenda e komuniteteve “Ali Ibra” punon për të kthyerfëmijët në bankat shkollore.Luigj Buqa si koordinator ka thënë se kjo qendër ka bashkëpunimin me shkollat në komunën tonë.

Shkollat që kanë ekipet punuese po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për kthimin e këtyre fëmijëve në arsim,. Vlen të theksohet se secili institucion që ballafaqohet me këtë qështje këtyre fëmijëvë ju siguron edhe veshje , qanta dhe gjëra materiale të ndryshme me arsyen e vetme të mos braktisjes së shkollës.

Read Previous

Kosovë, numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.822

Read Next

Promovohet libri “Arsimi në Demokracinë e Brishtë” nga Bardhyl Musai