Asnjë i vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Asnjë rast i vdekjeve nga COVID-19 nuk është shënuar në këto 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 23 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.380.

Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5 raste, Pejë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime./GazetaSinjali

Read Previous

Sa mund t’i kombinojnë gratë tek të dyzetat veshjet

Read Next

Faktet rreth hipertensionit