Mourinho shpërthen ndaj gjyqtarit: Pas Mbappesë dhe Viniciusit, këtë herë e pësoi Bellingham

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka kritikuar ashpër gjyqtarin pas humbjes së Real Madridit ndaj Alavesit, duke vënë në pikëpyetje vendimet e tij dhe duke ironizuar me përjashtimet e futbollistëve madrilenë në sezonet e fundit.

Mourinho u ndal veçanërisht te një rast i diskutueshëm për penallti, për të cilin Jude Bellingham i kishte thënë se ishte prekur nga kundërshtari. Sipas trajnerit portugez, bazuar në deklaratën e futbollistit, kishte arsye që të akordohej penallti, ndonëse pamjet e shikuara në iPad i kishin lënë hapësirë dyshimeve.

Megjithatë, pjesa më ironike e deklaratës së tij ishte kur kujtoi përjashtimet e lojtarëve të Real Madridit gjatë tri sezoneve të fundit.

Ai përmendi Kylian Mbappenë, i cili ishte përjashtuar dy sezone më parë, Viniciusin sezonin e kaluar dhe këtë herë Jude Bellinghamin.

“Do të shohim nëse sezonin e ardhshëm do t’i vijë radha Courtois”, deklaroi Mourinho me ironi.

Në fund, portugezi theksoi se sipas tij gjyqtari dëshiron të tregojë autoritetin dhe të dëshmojë se është i jashtëzakonshëm, por shtoi se nuk pretendon që Real Madridi e humbi ndeshjen për shkak të referimit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

24 orët e fundit në Gjakovë: Tentativë vrasjeje me armë zjarri, sulm dhe kanosje ndaj policëve

Read Next

Oficeri shqiptaro-amerikan diplomon në akademinë federale të zbatimit të ligjit në SHBA