Protestë kombëtare në Tiranë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Në 114-vjetorin e Pavarësisë së vendit, në kryeqytet krahas festimeve, po zhvillohet edhe një protestë kombëtarë kundër qeverisë.

Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas pritet që të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryeministria.

Në mesin e protestuesve është shpalosur edhe një banderolë gjigante me mbishkrimin “Shqipëria nuk shitet”.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka deklaruar se do të mbështesë sot protestën kombëtare, por pa simbolet e saj partiake.

Ndërkohë në terren për garantuar sigurinë dhe qetësinë publike janë edhe forca të shumta policia, ndërsa autobotët me ujë të Policisë së Shtetit ishin zbukuruar me flamurin kuqezi. /ATSH/

FOTO: ATSH

Read Previous

Ministrat e Jashtëm të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë urojnë Ditën e Pavarësisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE