Policia ka sekuestruar mbi 25 gramë marihuanë dhe 1.29 gramë kokainë në dy raste të ndara në Gjakovë. Ndërkohë, janë raportuar dy raste të dhunës në familje në Rahovec dhe Malishevë, si dhe dy raste të personave të zhdukur, njëri prej të cilëve është gjetur dhe i është ofruar ndihma mjekësore.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës – Drejtoria Rajonale Gjakovë:
INCIDENTET KRIMINALE
BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE
- Rr.Nëna Terezë, Gjakovë 26.11.2026-11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti, janë gjetur dhe konfiskuar: një thikë dhe 3.1 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Rr. Mujë Krasniqi, Gjakovë 26.11.2026 – 20:45. Bazuar ne informacionet e siguruara, njësit policore përkatëse me urdhër të prokurorit, kane bastisur shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar, nën dyshimin se mund te gjinden substanca narkotike. Më të hyrë në shtëpinë e të dyshuarit policia ka has një të dyshuar tjetër mashkull kosovar, si dhe tre dëshmitarë, ndërsa i dyshuari i parë nuk është hasur në shtëpi. Të dyshuarit, i janë konfiskuar një qese plastike me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë 22.48 gramë, si dhe substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë 1,29 gramë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit të dyshuarit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.
DHUNË NË FAMILJE
- Rahovec 26.11.2026-10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, dyshohet se ka keqtrajtuar mbesën e tij të mitur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
- Malishevë 26.11.2026 – Koha NN. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR I GJETUR
- Fsh. Dol Gjakovë 26.11.2026-12:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
- Shtesë: Është gjetur viktima mashkull kosovar, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Rasti nën hetime.
- Fsh. Ratkoc, Rahovec 23.11.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka humbur kontaktin me vajzën e tij e cila nga Gjermania ka ardhur në Kosovë. Rasti nën hetime. /tvsyrivision/

