E ardhmja e Manajt në pikëpyetje, dy klube synojnë transferimin e tij

Pas një Lige Kombesh si protagonist absolut me 4 gola të shënuar dhe 2 asiste, Rei Manaj e kuptoi që të luante në një skuadër të kategorisë së dytë turke që luan për mbijetesë dhe nuk jep pagat ishte shumë pak për të.

Pavarësisht raportit pozitiv që sulmuesi i Kombëtares ka me drejtuesit e skuadrës dhe tifozët vendosi që të ndërpriste kontratën pasi Sivaspori nuk përmbyshi detyrimet financiare që kishte ndaj tij.

Sipas mediave turke ai kishte vendosur afat deri më 23 nëntor për të marrë pagat e prapambetura.

Marrëveshja nuk u respektua dhe ai ka vendosur që të largohet nga qyteti i Sivasit.

Mbetet për t’u parë nëse skuadra do të nisë procedura ligjore kundër tij apo prishja e kontratës ishte e parashikuar.

Vetëm pak orë nga ky vendim i sulmuesit, kanë dalë në skenë edhe skuadrat e para që kanë shfaqur interes për të.

Bëhet fjalë për 2 ekipet kryesore të Ligës së parë që kërkojnë ngjitjen si Kajserispori dhe Bursaspori.

Kujtojmë që pak ditë më parë 29-vjeçari ndryshoi edhe menaxherin e tij duke kaluar në LIAN Sports Grup, në pronësinë e Fali Ramadanit.  /tvklan.al

Read Previous

Rrezikohet vazhdimësia e Infantinos? Dy kandidatë synojnë kreun e FIFA-s

Read Next

Amazon do të hapë platformë online për shitjen e makinave në Britani në fillim të vitit 2027