INSTAT: 1,45 milionë shtetas hyn në Shqipëri gjatë tetorit

Gjatë muajit tetor 2026, rezultojnë të kenë hyrë në Shqipëri 1,457,940 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Sipas INSTAT ky tregues ka pësuar një rënie me 7,6 %, krahasuar me Tetor 2025.

Rënia është më e theksuar te shtetasit e huaj, hyrjet e të cilëve u reduktuan me 12,5%, duke arritur në 795,503. Ndërsa hyrjet e shtetasve shqiptarë shënuan një rënie më të moderuar prej 0,9%, me gjithsej 662,437 hyrje.

Të dhënat tregojnë se fluksi i shtetasve të huaj që vizituan ose hynë në Shqipëri gjatë tetorit ishte më i ulët në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke ndikuar në rënien e përgjithshme të lëvizjeve hyrëse në kufi.

Në kahun tjetër, daljet nga territori i Shqipërisë arritën në 1,562,077 shtetas, me një rritje prej 1,1% krahasuar me tetorin 2025.

Nga këto, 869,703 ishin shtetas të huaj, me rënie 1,9%, ndërsa 692,374 shtetas shqiptarë, me rritje 5%. /ATSH/

Read Previous

IKSHPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Read Next

Laporta kërcënon Perezin për përmendjen e emrit të tyre