Zelensky: Kemi nevojë për 115 miliardë euro ndihmë të huaj

Ukraina do të ketë nevojë për 115 miliardë euro financim të jashtëm gjatë vitit 2027 për të mbajtur ekonominë në funksion dhe për të vijuar përpjekjet e luftës kundër Rusisë, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky bëri të ditur se Kievi ka siguruar tashmë angazhime financiare prej rreth 90 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, ndërsa po zhvillon bisedime për gjetjen e 25 miliardë eurove të mbetura.

Në vitin e pestë të luftës me Rusinë, Ukraina përballet me shpenzime gjithnjë e më të larta ushtarake dhe mbetet e varur nga mbështetja financiare dhe ushtarake e aleatëve perëndimorë për të vijuar rezistencën.

Bashkimi Evropian është aktualisht mbështetësi kryesor financiar i Ukrainës. Javën e kaluar, BE-ja njoftoi një plan për të siguruar 45 miliardë euro të tjera përmes huamarrjes, në mbështetje të ekonomisë dhe përpjekjeve ushtarake të Kievit.

Një tjetër paketë prej 45 miliardë eurosh ishte pjesë e financimit prej 90 miliardë eurosh, të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe të parashikuar për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Presidenti Zelensky tha se Komisioni Evropian ka paraqitur tashmë një mekanizëm për sigurimin e financimit dhe se Ukraina po punon për të garantuar mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së.

“Duhet të gjejmë edhe 25 miliardë euro të tjera. Jam i bindur se do ta përmbushim këtë objektiv”, deklaroi Zelensky. /ATSH-AFP/

Read Previous

Berisha: Ne do të qendrojmë në mbrojtje të interesit kombëtar, ky regjim i ka kohërat e shkurtra

Read Next

IKSHPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje