Jose Mourinho me fjalë të mëdha për Jude Bellingham

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, vlerësoi performancën e Jude Bellingham në fitoren 5-1 ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve të martën.

Bellingham hyri në fushë në pushimin e pjesës së parë derisa ‘Los Blancos’ ishin në disavantazh dhe krijo një lojë të shkëlqyer në pjesën e dytë, duke përfshirë edhe një gol nga distanca.

Lojtari i Anglisë i kishte dhënë meritat Mourinhos për ndihmën që i kishte dhënë për të gjetur formën e tij më të mirë që ka shijuar te Madridi në javët e fundit, me Los Blancos që fituan ndeshjen e 10-të radhazi, por trajneri theksoi se mesfushori duhej të falënderonte vetëm veten.

“Mendoj se figura kryesore përgjegjëse për atë që është Jude sot është Jude dhe shokët e tij të ekipit. Unë përpiqem të ndihmoj pak. Ai është një lojtar absolutisht i jashtëzakonshëm që ka gjithçka – ka fizikalitet, ka teknikë, ka kuptim taktik të lojës, ka ambicie, ka absolutisht gjithçka dhe sot, padyshim jo vetëm, por ndryshoi drejtimin e ndeshjes. Ai është një lojtar absolutisht i jashtëzakonshëm edhe për mua, pa asnjë dyshim, mesfushori më i mirë në botë”, tha Mourinho.

Ndeshjen e ardhshme Real Madridi e luan të shtunën kundër Deportivo Alaves, me fillim nga ora 21:00. /KosovaPress/

Read Previous

Siguria në Kosovë dhe optimizimi i KFOR-it, Vergori takon ambasadorin slloven

Read Next

Gërvalla publikon shifrat e dhunës në familje: Gati 20 mijë raste për shtatë vjet