Policia e Kosovës: 25 aksidente e 1870 gjoba trafiku në 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 12 aksidente me të lënduar dhe 13 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1870 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 19 persona. Prej tyre, 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

SHKK shënon 27-vjetorin, Kurti dhe Haxhiu vlerësojnë rolin dhe përparimin e institucionit

Read Next

Kryeministri Kurti tregon kur pritet të përfundojë drafti i ligjit për Dhomat e Specializuara