OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse Ligji për Specialen vazhdon të zvarritet
Dy komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të premten në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje do të intervistojë disa zyrtarë institucionalë, raporton RTKlive.
Në mbledhjen që nis në orën 09:00, para komisionit do të intervistohen Albulena Mujaj-Bajraktaraj, drejtoreshë e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në këtë komunë, si dhe Blerim Shabani, drejtor i departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Ndërkaq, në orën 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili do të zhvillojë një takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane.
Mbledhjet do të mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.