Brajan Gruda mes yjeve të futbollit evropian

Brajan Gruda është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë në Ligën e Kombeve, të publikuar nga SofaScore, pas paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e Gjermanisë.

Futbollisti me prejardhje shqiptare është vlerësuar me notën 9.6, duke u renditur ndër lojtarët më të dalluar të këtij formacioni.

Në repartin ofensiv ai shfaqet përkrah emrave si Jeremy Doku, Kevin De Bruyne dhe Florian Wirtz.

Gruda ishte protagonist në fitoren e thellë 5-0 të Gjermanisë ndaj Holandës, duke realizuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime.

Fillimisht, ai asistoi për Nico Schlotterbeckun në minutën e 65-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë shërbeu edhe Florian Wirtzin për golin e katërt të gjermanëve.

Në minutën e 77-të, Gruda vulosi paraqitjen e tij me golin e pestë të ndeshjes.

Përveç dy asistimeve dhe golit të realizuar, Gruda pati gjithashtu edhe tri pasime kyçe, kompletoi 29 pasime si dhe pati shtatë duele të fituara.

22-vjeçari tani do të rikthehet te Leipzigu, atje ku të shtunën do të luajnë në udhëtim te Union Berlini.

Ylli shqiptar synon që formën pozitive të shfaqur me kombëtaren ta vazhdojë edhe me klubin e tij./Telegrafi/

Read Previous

Arda Güler blindon të ardhmen te Real Madridi, kontratë e re deri në vitin 2032

Read Next

KPK njofton kandidatët për prokurorë: Më 29 nëntor mbahet testi me shkrim në fakultetin Juridik në Prishtinë