Një incident i rëndë është regjistruar në Çarshinë e Madhe në Gjakovë, ku dyshohet se gjatë një plaçkitjeje në një argjendari janë përdorur armë zjarri, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve të deritanishme, gjatë incidentit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave një person ka pësuar lëndime.
I plagosuri ka marrë trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat janë marrë me ekzaminimin e vendit dhe hetimin e rrethanave të incidentit.
Për rastin ka folur edhe Dr. Skender Fetahu, specialist i emergjencës, i cili ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e personit të plagosur dhe trajtimin mjekësor. /tvsyrivision/