Presidentja Shiroka-Pula pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis.
Takimi u zhvillua në Kabinetin e Presidentes në Prishtinë, në kuadër të vizitës së diplomatit zviceran në Kosovë.
Takimi u mbajt me dyer të mbyllura. /KosovaPress/