Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka lansuar Platformën Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale.

Kjo u cilësua si tranformim i rëndësishëm dixhital, duke mundësuar qytetarëve dhe bizneseve identifikimin elektronik dhe nënshkrimin elektronik të dokumenteve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si qytetarët marrin shërbime publike, duke mundësuar që institucionet të jenë më afër tyre, pa pasur nevojë për paraqitje fizike.

Sipas tij, lansimi i Platformës Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale do t’u mundësojë qytetarëve të kursejnë kohë, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të kryejnë procedura administrative nga kudo që ndodhen, pa pasur nevojë për shtypjen e dokumenteve.

Kurti e ka cilësuar këtë platformë, së bashku me aplikacionin për nënshkrim elektronik “iSign”, si një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të Kosovës.

“Nga shkuarja në institucione te qasja në shërbime që ofrohen kudo e kurdo, digjitalizimi praktikisht mundësisht ardhjen e institucioneve te qytetari në vend se anasjelltas. Kur flasm për digjitalzmin mendojmë për kohën që mund të kursëjnë qytetarët, për rrugën që nuk do të iu duhet ta bëjnë, për punën që do të përfundojë kudo ku ai ose ajo ndodhet, për dokumentin që nuk do të iu duhet të shtyp. Sot me lansmiin e platformës kombëtare Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale dhe aplikacionit për nënshkrim elektronik “Isign”, Republika e Kosovës shënon një hap të rëndësishëm në transformimin e saj dixhital”, tha Kurti.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel tha se BE ka investuar 2.3 milionë euro në këtë platformë.

“Jam i lumtur të them se kjo është bërë me mbështetjen e 2.3 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Nëse shihni ky investim i një partneriteti më të gjerë mes BE-së dhe Kosovës sepse Koosva si partner më të mirin dhe ofruesi më i madh për Kosovën është Bashkmi Evropian, duke ndihmuar kështu Koosvën në modernizimin dhe integrimin në BE. Falë këtij partneriteti, qytetarët e Kosovës tani mund të kenë një identitet të sigurtë dixhital në telefonat e tyre”, tha ai.

Ministri i këtij dikasteri, Lulëzon Jagxhiu tha se sot po bëjnë një hap të rëndësishëm në transformimin dixhital në vendin tonë.

“Në jetën e përditshme, përmes telefonit komunkojmë, paguajmë dhe kryejmë shumë nga punët tona, por kur duhet ta dëshmojmë identitetin ose ta nënshkruajmë një dokument, shpesh ende na duhet të paraqitemi fizikisht ose të marrim dokumente në letër. Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm që edhe këto veprime t’i kryejmë në formë dixhitale. Po lansojmë një nga shtyllat më të rëndësishme të transformimit dixhital të shtetit tonë…Identiteti elektronik është një nga themelet e besimit në shërbimet dhe transaksionet dixhitale”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

Kremlini: Po punohet për organizimin e bisedimeve trepalëshe Putin-Trump-Xi në Kinë

Read Next

​Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon