​Dy persona të kërkuar nga Interpoli arrestohen në Prishtinë dhe Istog

Dy persona të kërkuar përmes Interpolit janë arrestuar të premten në Prishtinë dhe Istog, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, arrestimet janë realizuar më 30 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera të policisë dhe institucionet përkatëse.

Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, rreth orës 17:40, ku është lokalizuar dhe arrestuar një shtetas gjerman i kërkuar përmes Interpolit.

Ndërkaq, në fshatin Dubovë të Istogut, rreth orës 16:30, është arrestuar një shtetas i Kosovës, po ashtu i kërkuar përmes Interpolit.

Në të dyja rastet, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia nuk ka dhënë detaje për veprat penale për të cilat kërkoheshin personat e arrestuar. /KosovaPress/

“ZBATIM I LETËR RRESHTIMIT NDËRKOMBËTAR | Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 30.10.2026-17:40. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë dhe institucionet tjera, përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuari mashkull shtetas gjerman, i kërkuar përmes Interpolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

·Fsh. Dubovë, Istog 30.10.2026-16:30. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë dhe institucionet tjera, përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuari mashkull kosovar, i kërkuar përmes Interpolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Read Previous

Derbi i Madoninës, Milan dhe Inter në një përballje vendimtare

Read Next

​SHBA-ja miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën