E gjithë vëmendja e futbollit italian këtë të shtunë do të jetë në Milano, aty ku Milani dhe Interi do të përballen në derbin e madh të qytetit. “Derby della Madonnina” nis nga ora 20:45 dhe i takon javës së dhjetë të Serie A.
Interi ka shënuar tetë fitore në nëntë ndeshjet e para në Serie A, për herë të parë që nga edicioni 1988/89. Nuk di ende për humbje dhe e mban pozitën e parë me 25 pikë, sa ka edhe Lazio në vendin e dytë.
Ndërkohë Milani humbjen e parë me trajnerin Ruben Amorim e pësoi të mërkurën. U mposht nga Bologna me rezultatin 4:2.
Milani ka edhe pesë fitore dhe tri barazime. E zë vendin e pestë me 18 pikë.
“Kuqezinjtë” synojnë t’i shkaktojnë Interit humbjen e parë të edicionit.
Milani i ka fituar të dyja ndeshjet e kampionatit kundër Interit edicionin e kaluar.
Inter nuk e ka fituar asnjërin nga shtatë derbit e fundit kundër Milanit. Megjithatë, Interi vlerësohet të jetë favorit në derbin e madh. /Koha.net/