BE-ja ka paguar 10 miliardë euro më shumë në muaj për importin e naftës krahasuar me vitin 2025
Policia ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Rezhancë të Hanit të Elezit, ku po zhvilloheshin hetime për një rast sulmi.
Bastisja është kryer më 28 tetor, rreth orës 19:30, te një i dyshuar 47-vjeçar, me inicialet A.B. Gjatë kontrollit janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.
Gjatë verifikimit është konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24 shtator të këtij viti.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /RTKlive