Përfundon në pranga i dyshuari për mashtrime në rrjetet sociale, u merrte para qytetarëve me profile të rreme

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se përmes profileve të rreme në rrjetet sociale ka mashtruar qytetarë, duke u marrë para në emër të ndihmave sociale. Në disa raste, ai dyshohet se është paraqitur edhe si person zyrtar, duke premtuar ndihmë për zgjidhjen e çështjeve ligjore.**

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, veprimtaria e dyshuar kriminale është zhvilluar gjatë periudhës 2023–2025.

I dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se ka krijuar profile të rreme në rrjetet sociale, përmes të cilave ka kontaktuar persona të ndryshëm dhe ka përfituar para duke i mashtruar.

Policia njofton se në disa raste ai është prezantuar si person zyrtar, duke u premtuar qytetarëve se mund t’u ndihmonte në çështje të ndryshme ligjore.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Prezantim i rremë”. /KosovaPress/

Read Previous

A mund ta fitojë Harry Kane Topin e Artë? Flet legjenda franceze Thierry Henry

Read Next

Presidentja Shiroka – Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë nesër