Kuvendi mblidhet sot, këto janë pesë pikat që do të shqyrtojnë deputetët
Të enjten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Reshje të izoluara pritet të ketë edhe gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa dita do të vijojë me diell dhe vranësira, pa përjashtuar mundësinë e ndonjë rrebeshi të izoluar në zona të caktuara.
Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, pritet të depërtojë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë reshje të reja, lokalisht në formë rrebeshesh, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Pluhuri saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm, duke bërë që reshjet të jenë të përziera me baltë. Pluhuri pritet të largohet gjatë mbrëmjes dhe natës, me depërtimin e frontit të ftohtë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila lokalisht do të jetë e fortë, sidomos gjatë depërtimit të frontit të ftohtë, me shpejtësi prej 15-49 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22°C. /MeteoKosova/
Moti në Shqipëri, vranët dhe me shi
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
SHMU njofton se reshjet piten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal në veri dhe pjesërisht në qendër të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi deri 10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/