Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës.

Vendimi është marrë nga organet drejtuese të partisë, ndërsa gjatë kësaj periudhe PDK-ja ka paralajmëruar organizimin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet.

Çitaku do ta ushtrojë këtë detyrë deri në përfundimin e procesit zgjedhor të brendshëm, përmes të cilit partia do të zgjedhë strukturat e reja drejtuese.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së