Vasolli: Investimet e huaja, mundësi për t’i mbajtur të rinjtë në Kosovë
Doktori Adem Mulaj tha se Kosova ka hapësirë dhe rritje për zhvillim të turizmit mjekësor dhe se kjo do të ishte në interes të të gjithëve.
Mulaj tha se Kosova ka resurse mjekësore, përfshirë doktorëve por edhe shërbimeve mjekësore.
“Sigurisht që Kosova, sidomos vitet e fundit, ka treguar që ka kapacitete të duhura, sidomos në resurset mjekësore në këtë rast, doktorë në të gjitha fushat që vërtetë në fushën estetike ose në transplantimin e organeve ose të veshkave në këtë rast. Ne jemi dëshmitarë, domethënë, si të stafit të mesëm apo dhe doktorëve, çdo ditë eksportojmë në Evropë, Gjermani, Zvicër kur të jetë e duhura. Mirëpo pasi janë kapacitetit është shërbimi, është cilësia, domethënë, këtu ka hapësirë për rritje. Dëshira është interes i të gjithë shoqërisë dhe shtetit që të bëjnë një hap më shumë”, tha Mulaj.
Mulaj tha se kanë mjaftë kliëntë ndërkombëtarë, duke iu falënderuar diasporës shqiptare.
“Ne si klinikë private kemi shumë klientë që vijnë nga diaspora, por edhe nga kontinentet tjera. Së pari, duke iu falënderuar diasporës sonë shqiptare, pastaj referencat e këto kanë ndikuar në formën e vet, si kolegët, shokët e tyre të huaj, shohin rezultatet dhe vijnë”, tha ai. /KosovaPress/