Rama dhe ambasadori britanik diskutojnë 19 projektet strategjike të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për 19 projektet strategjike të kryeqytetit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama ka bërë me dije se gjatë takimit është diskutuar për projekte në fusha të ndryshme, përfshirë infrastrukturën, transportin publik, sportin, shëndetësinë dhe zhvillimin urban.

Ai ka theksuar se synimi është që këto projekte të konkretizohen dhe të kontribuojnë në krijimin e një kryeqyteti më funksional dhe me më shumë mundësi për qytetarët. /RTKlive

Read Previous

​Hapet sezoni i gjuetisë, masa për mbrojtjen e faunës së egër dhe sigurinë publike

Read Next

Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve, mesazh për barazi dhe përfaqësim