Kos: Zgjerimi i BE-së përshpejtohet, Shqipëria mbyll sot një kapitull negociues
Ministri serb për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq nuk ishte sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Megjithatë, Rashiq i tha Gazetës Express se vendimi për themelimin e një grupi punues për hartimin e një strategjie për korrigjimin e dënimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u bë edhe me aprovimin e tij.
“Unë nuk isha në mbledhje. Jam në udhëtim. Por e kanë miratuar besoj”, tha ai.
I pyetur nëse zëvendësministri e ka marrë miratimin e tij për të votuar pro këtij vendimi, Rashiq tha: “Po, besoj që po”.
Kryeministri Albin Kurti e quajti të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila më 16 shtator i shpalli fajtorë, duke i dënuar për krime lufte me nga 13 deri në 25 vjet burgim, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Ai tha se vendimi i sotëm është “i rëndësishëm” dhe sipas tij, konkretizon zotimin e Qeverisë për “angazhimin për drejtësi dhe për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës sonë çlirimtare”.
Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se ky grup punues po themelohet “për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit”.