Grupin Punues të Apelit në Hagë do e kryesojë Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, do ta kryesojë Grupin Punues për procesin e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e shtatë të qeverisë.

“Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë, që me mjetet që i kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës tonë çlirimtare”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Studentët në protestë kundër Qeverisë Rama: Çfarë kërkojnë dhe pse u përshkallëzua situata?

Read Next

Rashiqi “aprovon” nga jashtë themelimin e grupit punues për strategjinë për korrigjimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së