Grabitje në Gjakovë, një gruaje i merren para nën kërcënimin e thikës

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës së ftoftë, thikë, i ka grabitur një shumë parash një gruaje në Gjakovë.

Rasti raportohet që ka ndodhur në rrugën “Anton Qeta”, derisa gruaja ishte në vendin e punës.

Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.

“Është raportuar se, deri sa ankuesja f/k ishte në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë i ka grabitur një shumë parash. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Read Previous

Prishtina – Dukagjini, ndeshja që e mbyll javën e tetë në Superligën e Kosovës në futboll

Read Next

Edi Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti destinacione turistike të Shqipërisë së re