Përshkallëzohet lufta në Ukrainë, rriten tensionet ushtarake dhe diplomatike
Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje gjatë muajit gusht 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë këtij muaji hotelet kanë pritur gjithsej 101 mijë e 792 vizitorë.
Nga numri i përgjithshëm, 37 mijë e 986 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 63 mijë e 806 të tjerë vinin nga jashtë vendit.
Në gusht të vitit 2025, në hotelet e Kosovës ishin regjistruar 92 mijë e 544 vizitorë. Kjo nënkupton një rritje prej 10 për qind brenda një viti.
Edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje, me 7.3 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
Ndër shtetet prej nga erdhën më së shumti vizitorë të huaj në Kosovë gjatë këtij muaji ishin Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia. /RTKlive