Real Madridri kërkon fitore ndaj Villarealit, Mourinhos i shtohen mungesat
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një fillim të shkëlqyeshëm te Fenerbahçe, duke e justifikuar besimin e drejtuesve të klubit turk me paraqitjet e tij në fushë.
Mediumit turk “Sabah”, vë në pah faktin se futbollisti 32-vjeçar ka kontribuar në tetë gola, shtatë prej tyre të realizuar dhe një asistim, pavarësisht se ka munguar në tri ndeshje këtë sezon për shkak të një dëmtimi.
Muriqi, i cili është rikthyer te skuadra verdheblu pas gjashtë vitesh, po përjeton një nga fillimet më të mira të karrierës së tij, duke treguar se investimi prej 15.5 milionë eurosh nga Fenerbahçe ka qenë i qëlluar.
Sulmuesi kosovar ka lënë pas edhe disa emra të njohur të futbollit evropian, të cilët ishin në listën e kandidatëve për repartin ofensiv të klubit turk në fillim të sezonit.
Kështu, Muriqi po dëshmon se është një nga armët kryesore të Fenerbahçes në repartin ofensiv, duke dhënë kontribut të rëndësishëm që nga fillimi i sezonit. /KosovaPress/