Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku, 18 persona arrestohen
Nëntë 9 persona janë arrestuar sot në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23”.
Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara policore dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Sipas komunikatës së përbashkët, operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.
“Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 9 persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se për detaje të tjera lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, publiku do të informohet në momentin kur informacioni mund të bëhet publik. /KosovaPress/