Shqipëria publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore të qershorit.

Në listën e tij, Reja ka përfshirë 25 futbollistë, ku në mesin e tyre ka ftuar lojtarë të rinj.

Në këtë listë bie në sy, mungesa e portierit të Lazios, Thomas Strakosha.

Shqipëria në muajin tjetër do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore. Më 5 qershor luan me Uellsin, kurse tri ditë më vonë, do të përballet edhe me Çekinë./Koha.net/

Read Previous

Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës

Read Next

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Realit, Barcelonës dhe Juventusit