Diaspora në këmbë, shqiptarët në Gjermani dhe Finlandë kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

Sot, në Ulmë, Frankfurt e Hamburg të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, do të organizohen protesta nga diaspora shqiptare.

Këto protesta kanë qëllim kundërshtimin e vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta në Hamburg nis prej orës 16:00, në Frankfurt prej orës 17:00, kurse në Ulmë nis prej orës 17:30.

Sonte, prej orës 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 11-të radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së organizoi dje protesta në të gjitha qytetet e Kosovës për të kundërshtuar aktgjykimin dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. /KosovaPress/

Read Previous

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Plotë të Armëve Bërthamore

Read Next

​Limaj: Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejojnë që t’i rishkruhet historia