Protesta në qytetet e Kosovës kundër aktgjykimit të Speciales

Në qytetet e Kosovës do të zhvillohen sot protesta të organizuara nga degët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tubimet do të mbahen nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Sipas orarit të publikuar, protestat do të zhvillohen në këto qytete:

  • Gjakovë – 17:00, Parku i Qytetit
  • Podujevë – 17:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”
  • Istog – 17:00, Parku i Qytetit
  • Rahovec – 17:00, Sheshi i Qytetit
  • Deçan – 17:00, Qendra e Qytetit
  • Gjilan – 17:00, para Teatrit të Qytetit
  • Kaçanik – 17:30, Sheshi i Qytetit
  • Drenas – 17:30, Sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”
  • Prizren – 19:00, Shadërvan
  • Prishtinë – 21:00, Sheshi “Skënderbeu”

Sipas OVL-UÇK-së, protestat kanë për qëllim shprehjen e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së dhe mbrojtjen e asaj që organizatorët i konsiderojnë si vlera të luftës çlirimtare.

Tubimet janë paralajmëruar pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, i cili ka nxitur reagime dhe protesta në Kosovë. /RTKlive

Read Previous

Superkupa e Kosovës në hendboll, mësohet orari i ndeshjeve

Read Next

Sa para do të kem kur të dal në pension?