Abdixhiku takohet në selinë e LDK-së me Hargreaves, temë e diskutimeve “zhvillimet e fundit”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar në selinë e partisë me ambasadrin britanik, Jonathan Hargreaves, njoftoi kjo parti në Facebook.

LDK-ja tha se në takim u diskutua “për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve”.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në Selinë Qendrore të LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, njoftoi LDK.

LDK-ja tha se “kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e LDK-së ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike”.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të fuqishëm ndërmjet dy vendeve dhe të bashkëpunimit të ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Read Previous

“Ka rënë shteti, o bosa”, arrestimi i Vlora Hysenit ndez debatin në komisionin parlamentar në Shqipëri

Read Next

‘‘Nëse dashuria për lirinë gjykohet, atëherë vetë historia do të dënohet’’, Altini ndan pjesë nga fjala e Jakup Krasniqit