Çitaku: Ditë e natë në këmbë për Kosovën

Foto: Ibrahim Berisha / Radio Evropa e Lirë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka theksuar se angazhimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës, edhe gjatë natës, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në vazhdimin e protestës për çlirimtarët.

“Edhe sonte, edhe nesër. Ditë e natë. Në këmbë për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Çitaku.

Sot do të mbahet nata e shtatë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. /Klankosova.tv/Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, turmë dhe teksti

Read Previous

Taulant Xhaka për Granitin: Mos harroni se sa krenari ka treguar për Zvicrën

Read Next

Aksioni i SPAK-ut: Kontrollohet banesa e ish-drejtorit të Policisë, Ilir Proda