Vendimi i Hagës, Durmishi: Tronditës, duhet ofensivë diplomatike
Pakënaqësia qytetare ndaj vendimit për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shprehet gjithnjë e më shumë përmes protestave dhe tubimeve në Kosovë dhe në diasporë.
Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa protesta janë zhvilluar edhe në disa qytete evropiane ku jetojnë komunitete të mëdha shqiptare.
Përmes pankartave, flamujve dhe mesazheve të ndryshme, protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve të shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.