Nga kufizimi i mandatit te dënimi deri në 15 vjet, çka parasheh projektligji për Gjykatën Speciale?
Ndërsa liderët botërorë përgatiten të mblidhen në New York këtë javë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), një numër në rritje pikash të nxehta në Lindjen e Mesme po shtojnë shqetësimet për një përshkallëzim më të gjerë rajonal, nga rifillimi i luftimeve mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, deri te paralajmërimet e reja të shkëmbyera mes Washingtonit dhe Teheranit.
Një ofensivë dramatike e Houthive në Jemen është shfaqur si një nga zhvillimet më të rëndësishme në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Grupi i mbështetur nga Irani ka marrë nën kontroll territore të rëndësishme gjatë javëve të fundit, përfshirë një ishull me rëndësi strategjike në Detin e Kuq dhe zona bregdetare që mbikëqyrin ngushticën Bab al-Mandab, një pikë kyçedetare që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit.
Zyrtarët amerikanë dhe ata të vendeve të Gjirit kanë shprehur shqetësim në rritje se Houthit po përpiqen të vendosin kontroll më të madh mbi këtë rrugë ujore, e cila është jetike për tregtinë globale dhe transportin e energjisë.
Pavarësisht se ka marrë mbështetje në rritje nga SHBA-ja në drejtim të inteligjencës dhe përcaktimit të objektivave, Arabia Saudite ka hasur vështirësi në ndalimin e përparimit të Houthive.
CNN ka raportuar të premten se zyrtarët e vendeve të Gjirit dhe ata amerikanë po dyshojnë gjithnjë e më shumë se Riadi zyrtar mund t’i zmbrapsë i vetëm përparimet e Houthive.
Luftimet janë intensifikuar ndjeshëm ditët e fundit. Arabia Saudite ka akuzuar Houthit se kanë shënjestruar Mekën, qytetin më të shenjtë të Islamit, ndërsa Houthit kanë pretenduar se kanë rrëzuar një avion luftarak saudit F-15 mbi Jemen.
Të shtunën, grupi ka pretenduar gjithashtu se kishte kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj objekteve “të ndjeshme” në Riad dhe ndaj një objekti të kompanisë së naftës Aramco në Yanbu.
Shkëmbimet e fundit nënvizojnë frikën se Jemeni po bëhet një front gjithnjë e më i rëndësishëm në përballjen më të gjerë rajonale ku përfshihet edhe Irani.
Pse ambasadat amerikane po paralajmërojnë amerikanët?
Në mes të përkeqësimit të situatës së sigurisë, Departamenti amerikan i Shtetit dhe disa misione diplomatike amerikane u kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë në rajon të tregojnë kujdes të shtuar.
Të shtunën, Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar se konflikti “ka potencialin të përshkallëzohet me shpejtësi” dhe ka këshilluar për rritjen e vigjilencës.
Ndërkohë, Ambasada amerikane në Arabinë Saudite ka lëshuar një alarm sigurie, duke kufizuar udhëtimet e personelit të qeverisë amerikane në qytetet Taif dhe Yanbu pa autorizim të posaçëm.
Paralajmërimet vijnë ndërsa zyrtarët po monitorojnë mundësinë e sulmeve të tjera që mund të përfshijnë Iranin, grupet e lidhura me Iranin dhe partnerët e SHBA-së në rajon.
Çfarë po thonë Irani dhe Trumpi?
Komanda qendrore ushtarake e Iranit ka thënë të dielën se kishte marrë informacione që sugjeronin se Shtetet e Bashkuara, me mbështetjen e partnerëve rajonalë, mund të jenë duke përgatitur një veprim të ri ushtarak kundër Iranit.
Në një deklaratë të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim, Irani ka paralajmëruar se çdo sulm i ri amerikan do të sillte sulme të vazhdueshme ndaj bazave dhe interesave amerikane në të gjithë rajonin.
Teherani zyrtar ka paralajmëruar gjithashtu se vendet që do të ndihmonin në operacione të tilla do të konsideroheshin palë në konflikt.
Nuk ka pasur raportime publike për sulme amerikane ndaj Iranit për më shumë se dy javë.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shtuar më tej tensionet me deklaratat se vendime të rëndësishme për Iranin mund të jenë pranë.
Duke folur për Fox News, Trumpi ka thënë ishte në “fazën e vendimmarrjes” dhe se “gjëra shumë të mëdha” mund të ndodhnin së shpejti.
Sipas korrespondentit të Fox, Trey Yingst, Trump ka përmendur tri rezultate të mundshme për Iranin: një marrëveshje me Uashingtonin, rritje të presionit ekonomik ose veprime ushtarake.
Në të njëjtën kohë, Trumpi ka thënë se administrata e tij vazhdon të ketë kontakte me Houthit dhe ende po shmang përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane në konfliktin mes grupit dhe Arabisë Saudite.