U.D. Presidentja Haxhiu mori pjesë në hapjen e Javës Ndërkombëtare të Personave të Shurdhër

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në hapjen e Javës Ndërkombëtare të Personave të Shurdhër bashkë me Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve dhe me njerëzit që i njohin më mirë se kushdo pengesat me të cilat përballen çdo ditë.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu tha se ishte një mundësi e mirë për të dëgjuar drejtpërdrejt nga komuniteti për pengesat me të cilat ende përballen në arsim, shëndetësi, punësim dhe në marrjen e shërbimeve publike.

“Diskutuam për rëndësinë e gjuhës së shenjave, si gjuhë më vete dhe si pjesë e identitetit të komunitetit të të shurdhërve, por edhe për nevojën për më shumë interpretë të licencuar, për mësimdhënës të trajnuar dhe për shërbime publike që mund të përdoren pa pasur nevojë për ndërmjetësimin e një familjari”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Presidenca do të jetë e hapur për bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve dhe për çështjet që kërkojnë më shumë vëmendje institucionale./ KultPlus.com

Read Previous

Çfarë pritet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ngjarja më e madhe në diplomacinë botërore

Read Next

SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë kërcënime në prag të takimt të OKB-së