Tajani: Ballkani Perëndimor duhet të jetë sa më shpejt pjesë e BE-së
Brajan Gruda është një prej emrave të rinj që ka përfshirë Jürgen Klopp në listën e tij të parë si përzgjedhës i Gjermanisë.
Trajneri i ri i “Pancerëve” ka publikuar një listë prej 44 futbollistësh për katër ndeshjet e ardhshme, ndërsa në mesin e emrave të rinj është edhe 22-vjeçari Gruda, i cili aktualisht luan te RB Leipzig, në huazim nga Brighton & Hove Albion.
Gruda ka lindur më 31 maj 2004 në Speyer të Gjermanisë dhe është zhvilluar në akademinë e Mainz 05, ku edhe bëri hapat e parë në futbollin profesionist. Në vitin 2024 ai u transferua te Brighton, ndërsa këtë vit u huazua te RB Leipzig, ku ka gjetur më shumë hapësirë për të treguar potencialin e tij.
Ajo që e bën Grudën veçanërisht interesant për publikun shqiptar është prejardhja e tij.
Babai i tij, Bujar Gruda, është ish-futbollist shqiptar dhe ka luajtur për Vllazninë e Shkodrës. Vetë Brajan ka treguar se prindërit e tij janë nga Shqipëria, ndërsa ai është lindur dhe rritur në Gjermani.
Për mundësinë që një ditë të luante për Shqipërinë, Gruda kishte deklaruar se e ardhmja mund të sjellë shumë gjëra, por se dëshira e tij ishte të luante për Gjermaninë. Ai tashmë ka qenë pjesë e të gjitha niveleve të rëndësishme të përfaqësueseve gjermane dhe ka luajtur 20 ndeshje me Gjermaninë U21.
Interesant është edhe fakti se një nga paraqitjet e tij të para me Gjermaninë U21 ishte pikërisht kundër Kosovës. Më 12 shtator 2023, Gjermania U21 fitoi 3:0 ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve, ndërsa Gruda kontribuoi me tri asistime.
Tash, dy vjet pas atij takimi, Gruda është shumë pranë hapit të madh në karrierë: grumbullimit me kombëtaren A të Gjermanisë nën drejtimin e Jürgen Kloppit. /KosovaPress/