Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mehaj ka thënë se verdikti i sotëm nuk është shpallur në emër të popullit të Kosovës, duke theksuar se, sipas tij, populli tashmë e ka dhënë verdiktin për ata që luftuan për lirinë e vendit.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke theksuar se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar dhe se duhet të pritet vendimi i Apelit.
“Urojmë dhe besojmë se vendimi i Apelit do të jetë lirues”, ka shkruar Mehaj.
Në reagimin e tij, ish-ministri ka kritikuar edhe ata që, sipas tij, kanë “fabrikuar, pa argumente, këto akuza kundër UÇK-së”, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk e harron sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e saj. /tvsyrivision/