Hoxhaj: Dita më e zezë që ka pasur ndonjëherë populli shqiptar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar nga Haga pas vendimit të sotëm, duke thënë se pjesëtarët e UÇK-së do të mbeten, sipas tij, të pafajshëm në historinë e popullit shqiptar dhe në zemrat e qytetarëve të Kosovës.

Hoxhaj e ka cilësuar ditën e sotme si një nga ditët më të zeza për popullin shqiptar.

“Do të mbesin të pafajshëm përgjithmonë në histori të popullit shqiptar, në zemrat e qytetarëve të Kosovës. Kjo çfarë ndodhi sot është një ditë më e zezë që ka pasur ndonjëherë populli shqiptar prej pavarësisë deri në ditët e sotme”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai është shprehur i bindur se, përmes verifikimeve dhe një procesi të ri, vendimi mund të ndryshojë.

“Jemi të bindur që çdo verifikim dhe një proces i ri do ta sjellë këtë vendim në pikën zero, se UÇK-ja ka bërë një luftë të pastër, të drejtë. Lufta jonë ka qenë për të qenë të lirë dhe të pavarur dhe askush nuk mund ta gjykojë historinë tonë”, ka thënë Hoxhaj./Klankosova.tv

Read Previous

Konjufca: Vendim i padrejtë dhe i pamerituar

Read Next

Gucati: E papranueshme, sot kjo gjykatë tentoi dhe arriti ta kënaqë Rusinë dhe Serbinë!