Të dielën mbahet “Gjakova Trail”, disa rrugë do të bllokohen përkohësisht

Të dielën, më 13 shtator, në Gjakovë do të mbahet gara tradicionale e vrapimit “Gjakova Trail”.

Për të mundësuar mbarëvajtjen e garës, disa rrugë brenda qytetit do të jenë përkohësisht të bllokuara gjatë orarit 09:00–12:00.

Qytetarëve u bëhet thirrje që gjatë kësaj kohe të shmangin lëvizjet me automjete në këto segmente, ndërsa lëvizja në këmbë do të jetë e mundur.

Rrugët që do të preken nga kufizimi i përkohshëm i qarkullimit janë:

  1. Rreth-rrotullimi i Sheshit “Agron Rama” (Mulla Jusufi)
  2. Gjon Nikollë Kazazi (Ura e Tabakut) – Qarkorja Jugore (Bujar Roka 2)
  3. Gjon Nikollë Kazazi (Ura e Tabakut) – Domenik Përgegaj
  4. Domenik Përgegaj – Luigj Palaj
  5. Luigj Palaj – Nikollë Kaçorri
  6. Nikollë Kaçorri – At Luigj Pali
  7. Qarkorja Jugore – Ura e Kuqe (Bujar Roka 2)

Kufizimet do të jenë në fuqi vetëm gjatë kohës së zhvillimit të garës, nga ora 09:00 deri në 12:00.

Read Previous

Kanadaja dhe Ukraina zgjerojnë bashkëpunimin për prodhimin e dronëve

Read Next

​S’ka konsensus për procedurën në pako, nënkryetarët e Kuvendit s’u votuan as ndaras