Rezultatet e IPK-së, DRP-Gjakovë renditet e para në nivel të drejtorive rajonale të Policisë
Ministrja në detyrën e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli bëri të ditur se është iniciuar procedura penale ndaj pronarit të restorantit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit.
Sipas saj, pronari ka refuzuar ta zbatojë vendimin për mbylljen e restorantit.
“Pasi u injorua urdhri i prerë i Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë, sot, me asistencë të Policisë së Kosovës, është kryer një inspektim i radhës në restorantin “Liqeni i Dukagjinit”. Për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për mbyllje dhe vazhdimit të kundërligjshëm të punës është iniciuar procedurë penale ndaj pronarit të restorantit për vazhdim të kundërligjshëm të operimit”, njofton Pacolli në Facebook.
Ajo tha se shteti dhe vendimet e institucioneve nuk mund të sfidohen nga askush.
Sipas saj, ujërat dhe prona publike e Kosovës nuk mund të degradohen për interesa private, prandaj ciç tha ajo sundimi i ligjit dhe mbrojtja e natyrës mbeten pa kompromis. /KosovaPress/