Sezoni i rregullt 2026-2027 i Euroleague në basketboll për meshkuj, turneu më i rëndësishëm për klube në Europë, është në prag: Ai do të fillojë zyrtarisht më 24 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 16 prill 2027.
20 ekipet pjesëmarrëse do të luajnë kundër njëra-tjetrës me sistem vajtje-ardhje, në një grup të vetëm (format round-robin), ku pas 38 raundeve vetëm 10 ekipe do të avancojnë në fazën play off.
Gjashtë ekipet e para në përfundim të sezonit të rregullt do të shkojnë direkt në cerekfinale, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i 7-të deri në të 10-tin do të marrin pjesë në play-in për të caktuar dy vendet e fundit në playoff.
Në fund të renditjes, ekipet e renditura nga vendi i 11-të deri në të 20-tin do të eliminohen pas sezonit të rregullt. Sezonin e ri është larguar nga Euroleague skuadra franceze e Monaco dhe vendin e saj e zunë turqit e Besiktas.
Euroleague-Java e parë (24 shtator)
- Dubai Basketball – Real Madrid
- Hapoel Tel Aviv – Bayern Munich
- Crvena Zvezda – Zalgiris Kaunas
- Panathinaikos – Paris Basketball
- Barcelona – Anadolu Efes
- Baskonia Gasteiz – Olympiacos
- Villeurbanne – Maccaci Tel Aviv
- Besiktas – Valencia Basket
- Fenerbahce – Virtus Bologna
- Partizan Beograd – Armani Milano