Euroleague gati për sezonin e ri, të gjithë në ndjekje të Olympiacos
Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një sërë dekrete që ndalojnë importin në SHBA të disa produkteve kanadeze të qumështit, pijeve alkoolike dhe automjeteve, transmeton Anadolu.
Ndalimet hyjnë në fuqi më 29 shtator, ndërsa dekretetet të veçanta që ndryshojnë gamën e produkteve që u nënshtrohen tarifave ekzistuese prej 50 për qind për automjetet dhe pijet alkoolike kanadeze hyjnë në fuqi më 15 shtator.
Produktet që janë importuar tashmë, por që ende nuk janë zhdoganuar për konsum para hyrjes në fuqi të ndalimeve, do të vazhdojnë t’i nënshtrohen normës ekzistuese të tarifës prej 50 për qind.
Një zyrtar i lartë i administratës, duke informuar gazetarët në kushte anonimiteti, tha se masat erdhën si përgjigje ndaj tarifave të reja që Kanadaja vendosi ndaj çelikut, pajisjeve elektroshtëpiake dhe produkteve të qumështit nga SHBA-ja.
“Po ndalojmë një numër kategorish produktesh. Këtu përfshihen produktet e qumështit. Këtu përfshihen shumica e produkteve alkoolike dhe kemi ndaluar importin e automjeteve nga Kanadaja”, tha zyrtari.
Ai shtoi se masat synojnë “të ruajnë kushte të barabarta konkurrence, të frenojnë masat hakmarrëse dhe natyrisht të mbrojnë prodhimin amerikan”.
Zyrtari amerikan tha se administrata gjithashtu hoqi nga tarifat disa produkte që u përfshinë fillimisht më 20 korrik, përfshirë çimenton ndërsa shtoi produkte të tjera, si automjetet tregtare, disa lloje djathërash dhe motobarkat.
Sipas zyrtarit, Trump veçmas udhëzoi përfaqësuesin e SHBA-së për Tregtinë dhe Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) që të heqin mallrat me origjinë kanadeze nga lista e prokurimeve të GSA-së. Ai shtoi se ky proces është “në vazhdim”. /Anadolu Agency/