Maldivet kërkojnë “bisedime kuptimplota” me Britaninë për sovranitetin e Ishujve Chagos
Luis de la Fuente foli për kombëtaren spanjolle, menaxhimin e egove në skuadër dhe lojtarët që mund të trashëgojnë Messin e Cristiano Ronaldon.
Trajneri pranoi se ka pasur raste kur është dashur “t’i ulë me këmbët në tokë” futbollistët, por theksoi se përpiqet ta bëjë këtë pa dëmtuar grupin. Për ata që nuk mund të korrigjohen, mesazhi i tij ishte i prerë: “Nëse dikush ka qenë i pakorrigjueshëm, nuk është kthyer më”.
De la Fuente tha se nuk lexon mediat për veten apo kombëtaren, sepse kritikat ndikojnë gjithmonë: “Kush thotë se nuk ndikohet nga ato që thonë për të, nuk e besoj. Gjithmonë ndikon diçka”. Sipas tij, kjo e ndihmon të marrë vendime më lirshëm, përfshirë lënien në stol të lojtarëve të rëndësishëm.
I pyetur për trashëgimtarët e Messit dhe Ronaldos, ai zgjodhi Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal: “Mbappé dhe Yamal janë futbollistë me një dimension tjetër”. Ai përmendi edhe Raphinha dhe Jude Bellingham si lojtarë të mëdhenj, por bëri dallimin: “Mbappé dhe Lamine janë në një tjetër dimension”. /Telesport.al/