Nga Kosova në mesin e më të mirëve, Elena Sadiku nominohet për çmimin “Trajnerja e Vitit”
Ousmane Dembele ka zbuluar emrat që, sipas tij, duhet të përbëjnë podiumin e “Topit të Artë” për vitin 2026.
Në një intervistë për “France Football”, sulmuesi francez, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2025, ka vendosur në krye të listës së tij yllin e Paris Saint-Germainit, Khvicha Kvaratskhelia. Pas tij, Dembele ka renditur sulmuesin e Bayern Munichut, Harry Kane, ndërsa në vendin e tretë ka vendosur Kylian Mbappen e Real Madridit.
Dembélé ka theksuar se gara për këtë çmim mbetet e hapur, por ka dhënë një sinjal të qartë se beson që “Topi i Artë” mund të mbetet sërish në duart e një futbollisti të PSG-së.
“Besoj se do të mbetet në duart e një lojtari të PSG-së. Podiumi im? Vendos Kvaratskhelian, Harry Kane, i cili ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, dhe Kylian Mbappen”, ka deklaruar Dembele.
Kvaratskhelia, i cili luan për PSG-në, është kështu zgjedhja e parë e Dembeles për çmimin prestigjioz individual. Ceremonia e “Topit të Artë” 2026 është planifikuar të mbahet më 26 tetor në Londër. /KosovaPress/