IKD: Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund bllokadës së Kuvendit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur shpresën se bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë mund të rifillojnë para fillimit të dimrit, pas takimeve të ndërmjetësve amerikanë në Moskë dhe Kiev.
Sipas mediave të huaja, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner zhvilluan bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me Zelenskyn.
Megjithatë, menjëherë pas largimit të tyre nga Kievi, Rusia sulmoi kryeqytetin ukrainas me raketa balistike.
Nga sulmi janë plagosur gjashtë persona, ndërsa janë dëmtuar disa ndërtesa banimi. Mbeturinat e raketave shkaktuan dëme në një ndërtesë pesëkatëshe dhe një tjetër trekatëshe, ndërsa në pjesë të qytetit u raportuan edhe zjarre.
Zelensky ka deklaruar se beson se Putin mund të synojë dobësimin e Ukrainës gjatë dimrit përmes sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Presidenti ukrainas, megjithatë, tha se Kievi dëshiron rikthimin e procesit diplomatik dhe se duhet të gjendet një mënyrë për të vazhduar dialogun gjatë shtatorit dhe tetorit.
Ndërkohë, Kremlini ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e negociatave të reja për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në.
Në zhvillime të tjera, dronët ukrainas goditën qytetin rus të Saratovit, ku u raportuan dëme në infrastrukturë civile dhe persona të plagosur. /RTKlive